Ferhati: Dëgjesa me Metën do të jetë me 6 maj, rast unikal që presidenti bën sjellje jo normale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2021, 21:28
E ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, Klotilda Ferhati, deputete e Partisë Socialiste, u shpreh se dëgjesa me Presidentin do të zhvillohet ditën e nesërme, datë 6 maj.
Ferhati: Duhet të ngrihet një Komision Hetimor për shkarkimin e Presidentit. Është e drejta e Presidentit që të dëgjohet në komision nëse e kërkon.
Dëgjesa me Presidentin do të jetë nesër. Të gjitha palët kanë nevojë për sqarime, është rast unikal që Presidenti bën sjellje që nuk janë normale.
