" Po bëjmë maksimumin të bindim...", Ministrja austriake nxit vijimin e reformave për integrimin, Zef Mazi ka një porosi

Austria, mbetet një avokatet më të zëshme për integrimin e Shqipërisë dhe rajonit në BE.

Këtë mesazh e përcolli nga Tirana, Ministrja austriake për Bashkimin Europian dhe Kushtetutën, Karoline Edstadler.

Ajo nxiti qeverinë shqiptarë të vijojë me reformat duke u shprehur se ka shumë punë për të bërë.

"Jam këtu në Shqipëri të shoh vullnetin e fortë të këtij vendi që të ecë me reformat e nevojshme për të marrë perspektivën e mirëmerituar për të hyrë në BE. Austria ka qenë mjaft e zëshme, është përparësi e Ministrisë së Jashtme të Austrisë të mbështetë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor për integrimin. Është çështje sigurie për BE. Është e nevojshme të vijoni reformat tuaja, ka shumë për të bërë dhe Austria do tu mbështeësë.  Është një çështje besueshmëri nga BE që të vijojë me procesin e anëtarësimit. Po bëjmë maksimumin që të bindim dhe miqtë tanë në BE që hapat e mëtejshëm duhet të përmbushen së paku në muaj në vijim të këtij viti".

Deklaratat ajo i bëri pas takimit me ministren e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe kryenegociatorin e Shqipërisë për negociatat e anëtarësimit me BE-në, Zef Mazi.

Ky i fundit në fund të konferencës pati një porosi për kryediplomaten austriake.

"Ju lutem përcillini qeverisë tuaj dhe kolegëve në Këshillin Europian vendosmërinë e Shqipërisë të vijojë e pandalshme me të njëjtin hap në rrugën europiane".