Nis konferenca "Europa në një botë në ndryshim", mes 150 pjesëmarrësve edhe kryeministri Rama

"Europa në një botë në ndryshim" është tema e konferencës mbi Bashkimin Europian, një takim i lartë në nivel global që prej dhjetë viteve organizohet nga Instituti Europian i Studimeve, e që për dy ditë rresht , 6-7 maj 2021, do të zhvillojë punimet në Firenze të Italisë.

Pjesëmarrës në këtë takim të nivelit të lartë global, është dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Eventi i cili ka nisur punimet në mëngjesin e ditës së sotme (6 maj), po zhvillohet në një plataformë inovative dixhitale që synon të bëj sa më aktiv reagimin mes relatorëve e publikut të seleksionuar. 

Ndër 150 pjesëmarrësit e konferencës, janë të ftuar dhe Clement Beaune, Sekretari i Shtetit për Cështjet Europiane të Francës ; Kristalina Georgieva , Administratore e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar; Ngozi Okonjo-Iëeala, Drejtor i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë; Christine Lagarde, Presidente, Banca Qëndrore Europiane; Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë; Ayşe Cihan Sultanoğlu, Sekretar i OKB; Frans Timmermans, Zëvendës President i Green Deal Europeo, Komisioni Europian; Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian;  XIE Zhenhua, Përfaqësues special i Kinës për ndryshimet klimatike.

Roli i Europës në botë është tema qëndrore e kësaj konference e cila do të analizohet në tetë panele diskutimi mbi inteligjencën artificiale, siguria e gjeopolitikës, plani i rimëkëmbjes së ekonomisë e shpërndarja e vaksinave, aleanca për mbrojtjen më të mirë të shtetit ligjor, hapësirat qytetare në BE. fqinjësia e raportet e BE me rajonet fqinje e politika e jashtme europiane.

Kryeministri shqiptar do të jetë i ftuar në panelin mbi marrëdhëniet e Bashkimit Europian me rajonet fqinje, së bashku me europarlamentarin Davdie McAllister, me Marta Dassu, Drejtore e Cështjeve Europiane në Institutin Aspen, Ivan Vejvoda nga Instituti i Shkencave Humane e Profesoresha Meltem Muftuler-Bac nga Universiteti turk Sabanci.