Ferhati: Deklaratat e Metës kanë nxitur ndasi politike, Hitaj: Ky është parlamenti më i dobët i pluralizmit
E ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, deputetja e PS-së, Klotilda Ferhati u shpreh se deklaratat e Presidentit kanë qenë të tilla që kanë nxitur ndasitë politike
Ferhati: Deklaratat e Presidentit kanë qenë të tilla që kanë nxitur ndasitë politike. Është denigruar figura e institucionit të Presidentit. Procedura për shkarkimin do të faktojë sa të rënda kanë qenë shkeljet. Ka bërë polarizim politik. Me sjelljen dhe deklaratat Presidenti ka ndikuar te qytetarët. Shkeljet janë të tilla që legjitimojnë shkarkimin.
Ndërsa gazetari Arbër Hitaj u shpreh se ky është parlamenti më i dobët në historinë e pluralizmit, dhe se shkeljet e Metës janë etike.
Hitaj: Ky është parlamenti më i dobët në historinë e pluralizmit. Për ligje të rëndësishme ka pasur vetëm një faqe relacion për shkarkimin e Presidentit janë përgatitur 35 faqe. Shkeljet nuk janë ligjore, por etike.

