Kume: Kuvendi moralisht nuk e ka të drejtën për ta shkarkuar Metën, deri në 9 korrik mund të miratohen ligje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2021, 21:46
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume u shpreh se ky Kuvend moralisht nuk e ka të drejtën për ta shkarkuar Metën, por në kushtetutë thuhet që Kuvendi nuk mund të miratoj ligje dy muaj para datës së përfundimit të tij.
Kume: Që të dyja palët luajnë pjesën e vet. Presidenti ka thënë që do të jetë në seancë dëgjimore në datën 10, mazhoranca e kërkon nesër. Ky Kuvend moralisht nuk e ka të drejtën për ta bërë këtë, por në kushtetutë thuhet që Kuvendi nuk mund të miratoj ligje dy muaj para datës së përfundimit të tij. Jemi në kushtet kur ka hapësirë 4 muaj mes parlamentit aktual dhe atij të zgjedhur. Deri në 9 korrik mund të miratohen ligje e merren vendime.
