Ndryshime në qeveri, Bora Muzhaqi emërohet zv. Ministre e Arsimit, Dallëndyshe Bici zv.ministre e Mbrojtjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2021, 22:50
Menjëherë pas marrjes së mandatit të tretë, kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshimet e para në qeveri.
Në mbledhjen që ka zhvilluar ditën e sotme Këshilli i Ministrave ka vendosur emërimin Bora Muzhaqin si zv.ministre e Arsimit dhe lirimin nga kjo detyrë të Aspajana Kongos.

Po kështu me firmën e numrit dy të qeverisë, Erjon Braçe, është emëruar zv.ministre e Mbrojtjes, Dallandyshe Bici, e cila ka mbajtur detyrën e kreut të IKMT.

Si Bora Muzhaqi ashtu edhe Dallëndyshe Bici, ishin kandidate për deputete në listën e PS-së për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit, por asnjëra prej tyre nuk siguroi dot mandatin për tu futur në Kuvend.
