Bushati: Çështjen për shkarkimin e Metës do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese, Presidenti bëri fushatë

Kryetari i Partisë Socialiste Tiranë, Evin Bushati, shprehet se çështjen për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, do ta çojnë deri në Gjykatën Kushtetuese.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora Neës, me gazetaren Matilda Mcini,  Bushati shprehet se Presidenti ishte o njëanshëm gjatë fushatës zgjedhore, pasi sipas tij ka mbështetur opozitën.

“Sot në kemi paraqitur para Komisionit të lIgjeve kërkesën e 29 deputetëve për shkarkimin e Metës. Kemi paraqitur kërkesën tonë për shkeljen e Kushetutës  nga ana e tij më shumë se  1 herë, të cilat janë paraqitur para Komisionit. Meta në mënyrë të vazhdueshme ka mbajtur një qëndrim jokushtetues dhe jo ligjor duke acaruar situatën, duke bërë thirrje për mosbindje civile për kryengritje gati me terma shumë të rënda që kanë acaruar situatën duke shkaktuar edhe konflikte sociale që mund të kenë degjeneruar edhe në vepra penale të rënda. Çështjen e Metës do ta çojmë deri në Gjykatën Kushtetuese ku do të kërkojmë  shkarkimin e tij. Të gjitha janë brenda afateve ligjore.

Pastaj është në dorë të Gjykatës. Institucioni I presidentit po përdoret në mënyrë të papërgjegjshme dhe të njëanshme nga një personazh  politik. Është e njëanshme se ka mbështetur një forcë politike dhe ka bërë thirrje për të marrë armët për të luftuar e shumë të tjera.  Dukshëm ka bërë  fushatë elektorale.

Më tej ai tthotë se Meta ka thyer rregullat Kushtetuese, duke shtuar se detyra e Presidentit nuk është të merret me politikë.

“Është një rast I përsëritur, Meta ka thyer rregullat e Kushtetutës. Ai që do të ulet në postin e Presidentit duhet ta kuptojë se detyra e tij nuk është vetëm privilegj por edhe sakrificë. Presidenti nuk duhet të merret me politikë dhe mos të sillet në mënyrë.”