Mbushën kamionçinën me hekur te ish-uzina, hajdutët kapen"mat", njëri qëllon me gurë makinën e policisë
Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Kurbinit për vjedhjen e hekurit tek ish-uzina në Laç.
Të arrestuarit janë G. A., 25 vjeç dhe R. L., 32 banues në Kurbin, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes.
"Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, me mjetin tip kamionçinë me drejtues shtetasin G. A. dhe pasagjer shtetasin R. L., të ngarkuar me hekur, të cilin e kishin vjedhur tek ish-uzina në Laç"njoftoi policia.
Gjatë shoqërimit të tyre në Komisariatin e Policisë Kurbin, shtetasi R. L. ka dëmtuar me gurë automjetin e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Vjedhja” kryer në bashkëpunim dhe "Shkatërrimi i pronës".
Avioni përplaset me shtëpinë, humbin jetën 4 persona
5 Maj, 22:58



