Grabitën me sqepar 3 mln lekë në Tiranë, policia arreston një nga autorët dhe sekuestron paratë

Dy ditë pas grabitjes së një punonjësi që transportonte para për llogari të një pike të këmbimit valuator, policia ka arritur të vërë në pranga një prej personave që shërbeu si vëzhgues, 22-vjeçarin Roni Spaho, teksa 2 të tjerët që ekzekutuan vjedhjen e dhunshme janë ende në arrati.

Ata arritën që t’i merrnin 60-vjeçarit, Qani Zili, një shumë prej 3 milion lekë pasi i prenë rrugën me motor. Këto para janë sekuestruar në cilënë e provës materiale. 

Sipas burimeve nga uniformat blu, Roni Spaho, 22 vjeç është arrestuar në flagrancë.

Ai ka qenë dënuar më herët për vjedhje dhe roli i këtij të fundit ishte të vëzhgonte lëvizjet e kambistit 60-vjeçar, i cili qarkullonte me motor.

I riu njoftoi menjëherë dy personat e tjera, sapo Qani Zili doli nga pika e këmbimit valuator. 

Sapo 60-vjeçari ka marrë drejtimin për nga rruga e Kavajës në afërsi të një pike karburanti, 2 personat që tashmë janë të identifikuar dhe të shpallur në kërkim nga policia e goditën në kokë me sqepar, ku kanë grabitur shumën e parave.

Në momentin që po tentonin të largoheshin me mjetin e tyre motor  ata u përplasen me nje makinë që ndodhej aty pranë, gjë që i detyroi më pas të vraponin.

Njëri prej tyre, siç shihet edhe nga kamerat e sigurisë të siguruara nga Ora News, largohet ne një lagje të Rrugës së Kavajës ku në dorë mban çantën me para. Nga ana tjetër, shoku i tij mori drejtimin për nga "21 Dhjetori".

Grabitën me sqepar 3 mln lekë në Tiranë, policia arreston
Largimi i njërit prej autorëve pasi morën 3 mln lekë

E gjithë ngjarja e zbulua nga specialistet e komisariatit 3 ne bashkëpunim me ekspertët e hetimit të krimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Grabitën me sqepar 3 mln lekë në Tiranë, policia arreston
Paratë e sekuestruara

Provat kryesore të këtij hetimi kanë të bëjnë me kqyrjen e pamjeve filmike si dhe ekzaminimit të gjurmëve të gishtërinjve që u gjetën në motorin ku lëvizinin 2 personat.