Rama: Ndërkombëtarët nuk duan t'ia dinë për Shqipërinë, politika ka larguar 400 mijë shqiptarë
Në një intervistë për RTV Ora, profesori Shenasi Rama u shpreh se ndërkombëtarët nuk kanë asnjë kënaqësi që të merren me shqiptarët, por vetëm që të mbyllin sytë dhe të ecin para.
Ai tha se opozitë në Shqipëri nuk ka, por ka një bandë oligarkie që zgjohet me dy palë politike në mëngjes dhe në darkë i bashkon.
Rama: Ndërkombëtarët e dinë se shqiptarët janë të shpresë dhe shesin çdo gjë vetëm për të ngrënë bukë, njerëz pa dinjitet. Ndërkombëtarët nuk kanë asnjë kënaqësi që të merren me shqiptarët, por vetëm që të mbyllin sytë dhe të ecin para, sepse ne jemi një popull që nuk qeveris do të veten dhe kemi zgjedhur për kryeministër një delirant dhe një psikopat, si dhe një kryetar opozite që nuk e di se çfarë ka ngrenë paradite. Prandaj shqiptarët do të pranojnë çdo gjë dhe do të japin para për ndërtim rrugësh dhe do të thotë fitoni më shumë herët tjetër. Nuk u intereson Shqipëria dhe këtë të fundit mund ta bëjnë vetëm shqiptarët. Janë hajnat që po qeverisin bashkë.
Të gjitha janë të marra vesh dhe pavarësisht se Rama bëri maskarallëqe të mëdha me shtetin dhe janë të gjithë me dosje kriminale, por të gjithë kanë rënë dakord që do ta ndajnë bashkë tortën. Pak duan edhe ata të opozitës disa milionë euro. Opozitë në Shqipëri nuk ka. Ke një bandë oligarkie që zgjohet me dy palë politike në mëngjes dhe në darkë i bashkon. Analistët e Tiranës do t'i hedhin njerëzve barë të thatë ose silazh thjeshtë për t'i bërë që të përtypen se me shpresë do të vijë ndryshimi. Këta janë njerëz pa nder dhe dinjitet, por janë edhe injorantë dhe të poshtër. Analistët nuk duhen besuar se shiten si shërbyer dhe si skllevër.
Rama shtoi se ajo që ka bërë mazhoranca dhe opozita, bashkë me presidentit në mënyrë kriminale kanë larguar 400 mijë shqiptarë, por kanë ardhur rreth 30 mijë bangladesash dhe sirianë
Rama: Në Shqipëri njerëzit e zgjuar dhe intelektualë janë larguar nga vendi. Ajo që ka bërë mazhoranca dhe opozita, bashkë me presidentit në mënyrë kriminale kanë larguar 400 mijë shqiptarë, por kanë ardhur rreth 30 mijë bangladesash dhe sirianë që gjoja do të punojnë. Të gjithë këta janë bërë vegla kriminale kundër popullit të vet. Kjo është tragjedia që e ka përfshirë vendin tonë.

