U kapën me zarfin me kokainë, dy shqiptarë në pranga

Dy shtetas shqiptar 35 dhe 28 vjeç, janë vënë në pranga nga agjentët e Policisë së Arezzo, nën akuzën e tregtimit të drogës.

Shqiptarët janë vërejtur nga policia një pasdite teksa endeshin rreth zonës së Valdarnos, me një makinë me qira, që sipas autoriteteve e përdornin si teknikë për t’i shpëtuar syrit të forcave policore.

Shqiptarët ishin  të njohur për tregtinë e drogës në këtë zonë, ndaj u krye një ndjekje e veprimtarisë së tyre, pasi subjektet shqiptare shpejt morën autostradën A1 drejt Arezzo.

Duke marrë parasysh pistën e hetimit, që dy të arrestuarit kishin marrë një sasi droge nga Valdarno për ta hedhur në tregun e Arezzo, me ndihmën e Policisë së Trafikut të Arezzo, u organizua një kontroll i automjetit me të cilin po udhëtonin.

Gjatë operacionit oficerët vërejtën shkëmbimin e një zarfi të madh, brenda makinës, i cili pas kontrollit të detajuar, rezultoi se mbante kokainë të pastër për një peshë të barabartë me 150 gramë.

Bazuar tek materialet e konstatuara u bë i mundur dhe arrestimi i shtetatsve shqiptare.

Pas arrestimit nën akuzën e zotërimit dhe transportimit të drogës për tregtim të saj, 35 dhe 28 vjeçarët u dërguan në burgun Solliçiano.