Bashkëpunim me PD-në? Edhe Balla beson në një ”erë të re” në parlamentin e ardhshëm
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taullant Balla, gjatë bashkëbisedimit me gazetarë në lidhje me nismën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ka folur gjithashtu edhe për opozitën e re.
Balla është shprehur se beson që me opozitën e re parlamentare, mazhoranca do të arrijë të institucuonalizojë një frymë tjetër komunikim dhe bashkëpunimi.
"Unë kam besim që me opozitën e re parlamentare në legjislaturën e 10 të Kuvendit të Shqipërisë, me do të arrijmë të institucionalizojmë një frymë tjetër komunikimi dhe bashkëpunimi”.
Sipas Ballës kjo frymë është në dobi të çuarjes përpara të shumë reformave të rëndësishme për vendin.
“Fryma tjetër e komunikimit dhe bashkëpunimit në dobi të çuarjes përpara të shumë reformave të rëndësishmë për vendin, kështuqë unë nuk e paragjykoj aspak sjelljen e deputetëve apo grupeve të reja parlamentare në kuvendin e Shqipërise”.
Kjo deklaratë e Taulant Ballës vjen në sinkron me kërkesën e vazhdueshme të kryesocialistit Edi Rama për bashkëpunim ndaj opozitës, kërkesë e cila është refuzuar në mënyrë kategorike nga kryeopozitari Lulzim Basha.
