Periferia e Korçës ka mbi 20 vjet që pret asfaltin, probleme me rrugët e kanalizimet

Korça është një prej qyteteve që ofron dy pamje, qendrën plotë shkëlqim e periferinë gati të harruar. Banorët e lagjes numër 18, thonë se kanë gati dy dekada që presin ende rrugën me asphalt dhe mbylljen e kanalizimeve.

Këto pamje vijnë nga lagjia numër 18 në qytetin e Korçës. Banorët aty presin prej 2 dekadash mbërritjen e asfaltit.

"Kemi 21 vjet, duam të shtrohen rrugët, duam asfalt."

"20 vjet do ta bëjmë, do ta bëjmë dhe hiç."

Rreth 35 familje jetojnë mes baltës dhe pluhurit nga dimri në verë.

"Bie shi, nuk dalim dot me fëmijët."

"Mban erë në behar, mushkonja, mbeturina."

Premtime për ndryshimin e gjendjes thonë se morën edhe në fushatën për 25 prillin.

Por ashtu si në të shkuarën janë mosbesues.

"Na kanë premtuar do ta bëjmë me asfalt para fushatës."

Janë taksapagues të rregullt, por thonë se fokusi i Bashkisë ka qenë në qendër, duke e lënë pas dore periferinë.

Ndaj shpeesh herë thonë se i bëjnë vetë disa nga detyrat e pushtetit vendor që mbledh taksa.

"Nuk e di sa makina me inerte i kemi shkarkuar me forcat tona."

Banorët e periferisë së Korçës në mënyrë të vazhdueshme kanë kërkuar investime kryesisht në infrastrukturë.