Makina shpërthen në flakë, shikoni si digjet "Benzi" në bulevardin "Republika" në Korçë

Një automjet është djegur mbrëmjen e të dielës në Korçë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:20, në lagjen nr.12, në bulevardin "Republika", ku mjeti tip "Benz", i marrë në përdorim nga shtetasi N. P., 26 vjeç, banues në Korçë, ka marrë flakë dhe për pasojë është djegur plotësisht.

Makina shpërthen në flakë, shikoni si digjet "Benzi"

Nga veprimet paraprake, dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe teknike të mjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë për "Ngjarje aksidentale".

Makina shpërthen në flakë, shikoni si digjet "Benzi"

Ndërkohë në Pogradec u arrestua i riu K. P., 21 vjeç, banues në Maliq, pasi në vendin e quajtur "Lumi i Tërhanit", duke drejtuar mjetin tip "Benz", për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar dhe pasi është kapur prej tyre.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një leje drejtimi e dyshuar si e falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", "Falsifikimi i dokumenteve", "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".