Pak hapa larg vdekjes, çiklisti rrëzohet dhe bie poshtë rrotave të makinës
Kamerat e sigurisë kanë fokusuar momentin kur një djalë i ri I cili po dilte nga një rrugë anësore rrëzohet nga biçkleta dhe bie pranë rrotave të një makine.
Çiklisti i cili nuk mbante as kokore, humbet kontrollin dhe bie nga biçikleta e tij para makinës e cila fatmirësisht frenon menjëherë.
Pamjet e bëra virale në internet kanë marrë qindra komente.
Shumica e shikuesve mendojnë se çiklisti kishte faj pasi nuk arriti të frennte ose nuk dha një sinjal dore për të treguar se ai po kthehej.
‘’Çiklistët duhet t'u binden rregullave të rrugës ashtu si shoferët, ai duhet të kishte një kokore,’’ komentoi një shikues.
Gjobat për mos pasjen e një kokore në Australi ndryshojnë nga 344 dollarë në Uellsin e Jugut të Ri deri në 25 dollarë në territorin verior.

