Rrëshqitjet në aksin në Lezhë-Vau Dejës, vetëm gomat sinjalizojnë rrezikun në rrugën nacionale

Rruga Lezhë-Vau i Dejës ka pësuar rrëshqitje duke u kthyer në kërcënim për udhëtarët në aksin nacional. Por edhe pse alarmi është ngritur prej muajsh, institucionet nuk kanë marrë asnjë masë.

Rruga nacionale Lezhë-Vau Dejës rrezikon bllokimin.Trasea ka pësuar shembje në një gjatësi të konsiderueshme në aferësi të fshatit Rrabosht të Lezhës, duke sjell bllokim të njërit kah të rrugës.

Kjo situatë vijon prej muajsh dhe e vetmja ndërhyrje ka qenë vendosja e disa gomave që sinjalizojnë rrezikun në pjesën ku rruga është shembur.

"Me qindra herë gati përplasen makinat, nuk është marrë njeri."

"Duhet ndërhyrja, por fushata ka bërë punën e vet."

Rrëshqitjet në aksin në Lezhë-Vau Dejës, vetëm

Drejtues mjetesh e banorë të zonës kërkojnë ndërhyrje pasi kalimi në pjesën ku është krijuar shembja është mjaft i rrezikshëm, kryesisht për ata që nuk e njohin rrugën.

"Me e rregullu rrugën sa më shpejt se ka turistë që vijnë nga Kosova, Maqedonia. Ne që nuk e dimë rrugën duhet me ec ngadalë se ka rrezik të madh."

"Kur nuk ka shtet, në mëshirë të Zotit."

Rruga nacionale Lezhë-Vau Dejës është rikonstruktuar në vitin 2009 dhe është në varësi të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Rrëshqitjet në aksin në Lezhë-Vau Dejës, vetëm