Plagosje me thikë në Shkozë, 30-vjeçari u godit pas konfliktit

Një 30-vjeçar është plagosur me thikë në kryeqytet mesditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45, në Shkozë, ku pas  një konflikti për motive të dobëta shtetasi S. K ka plagosur me thikë shtetasin O. M., 30 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë bënë arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit S. K, 48 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.