PS, 41 faqe relacion me shkeljet e Metës, firmosën deputetë që s'do jenë më, por jo Rama e Xhafaj
Janë 50 deputetë firmëtarë dhe një relacion prej 41 faqesh. Me futjen e çështjes në seancë plenare socialistët po shtyjnë përpara shkarkimin e presidentit Ilir Meta, me bindjen se do ta mbyllin me këtë legjislaturë
Mes firmëtarëve ka edhe deputetë që nuk do të jenë më në Kuvend si Alket Hyseni, Pandeli Majko apo Eglantina Gjermeni.
Por në listën e socialistëve të cilët kanë kërkuar shkarkimin e Presidentit, mungon firma e Edi Ramës dhe ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Nga relacioni mësohet se deputetët e PS kanë qenë të vëmendshëm ndaj presidentit Meta dhe kanë bërë një punë voluminoze krahas angazhimit të tyre në zgjedhje.
Ata kanë nxjerrë dhe evidentuar deklarata, të njëanshme sipas tyre, të Metës, para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore 2021, qofshin këto në media të ndryshme apo postime të tij në rrjetet sociale.
PS vlerëson se është emergjente rivendosja e menjëhershme e ligjshmërisë së institucionit të Presidentit, që sipas tyre në këto zgjedhje e ka shkelur rëndë Kushtetutën.
Sipas tyre, Meta në të gjitha daljet e tij publike ka kryer aktivitet partiak në mbrojtje të opozitës, ka intimiduar votuesit duk u kujtuar se ai vetë apo populli do t'u presin dua.
50 deputetët që kërkojnë shkarkimin e Metës
Taulant Balla
Alket Hyseni
Elisa Spiropali
Ulsi Manja
Lindita Nikolla
Artemis Malo
Eduard Shalsi
Bujar Çela
Arben Kamami
Sadi Varbsi
Olta Xhaçka
Ervin Bushati
Adelina Rista
Klodiana Spahiu
Spartak Braho
Edlira Bode
Tatiana Piro
Ismet Beqiraj
Roland Xhelilaj
Xhevit Bushaj
Aurora Mara
Dmond Leka
Jurgis çyrbja
Almira Xhembulla
Erion Braçe
Ermonela Valikaj
Reme Lala
Mirela Kumbaro
Besnik Bare
Eglantina Gjermeni
Luan Duzha
Florenc Spaho
Ilir Ndraxhi
Anduel Xhindi
Ervis Kushi
Antonela Dhima
Vilma Bello
Fete Veli
Pandolin Majko
Fadil Nasufi
Luan Harusha
Bledar Çuçi
Klodiana Bushka
Vasilika Hysi
Vullnet Sinaj
Eljo Hyska
Ediola Braha
