Himarë: Rreh kunatin dhe ia dëmton makinën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Maj 2021, 13:19
Uniformat blu kanë bërë të mundur vënien në pranga të 39 vjeçarit që dhunoi kunatin dhe mëpas i dëmtoi mjetin.
Shtetasi H.M është arrestuar në flagrancë nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë.
Arrestimi i autorit erdhi pas kallëzimit nga shtetasi S.A, i cili pretendon se kunati i tij e ka goditur me sende të forta dhe grushte, duke i shkaktuar dëmtime fizike, si dhe i ka dëmtuar xhamin e automjetit.
Materialet i janë kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, teksa mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.