“Rinumërim dhe rivlerësim vote”, Basha mbi 1 orë takim me misionin e OSBE/ODIHR për 25 Prillin
Partia Demokratike pretendon se manipulimet në zgjedhjet e 25 prillit kanë qenë të mëdha e ato kanë nisur që në fushatë elektorale, duke blerë vota deri në parregullsi gjatë procesit të votimit dhe numërimit. Ky shqetësim i është shprehur edhe misionit të OSBE-OHDIR, i cili u takua me Lulzim Bashën, ndërsa selia blu po harton një dosje të plotë të abuzimeve.
Delegacioni i OSBE-ODIHR i drejtuar nga Ursula Gacek qëndroi për më shumë se 1 orë e 30 minuta me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku është disktuar për zgjedhjet e 25 prillit.
Pas takimit nuk kishte prononcim për mediat, por burimet i thanë RTV Ora se Basha, bashkë me grupin e tij të ekspertëve i kanë shprehur shqetësim ODIHR-it për blerje të votave, shantazh të qytetarëve por dhe parregullsi gjatë procesit të votimit dhe numërimit.
PD bën gati dosjen
Partia Demokratike prej ditësh është angazhuar në një proces, duke mbledhur fakte dhe dëshmi për tjetërsimin e votës në 25 prill.
Kjo dosje do ti vihet në dispozicion jo vetëm institucioneve vendase, por dhe atyre ndërkombëtare.
Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso, tha se manipulimet kanë qenë të mëdha, ndaj, tha ai, nuk përjashtohet mundësia e rinumërimit dhe rivlerësimit të votave në disa qarqe.
“Zonat më problematike ju e dini se e keni ndjekur vetë, kanë qenë ato ku është përqenduar e gjithë fuqia e makinerisë shtetërore dhe zona ku ka pasur gjithmonë elemnte të kriminaliteit si ajo e Elbasanit dhe e Shijakut. Materialet që ne po nxjerrim dhe do të paraqiten në institucionet ligjzbatues, besojmë që cojnë në rinumërimin e një numri të caktuar votash.
Sigurisht që të gjitha hetohen edhe nga organe të KQZ. Besoj se në një mënyrë apo tjetër, do të garantohet rinumërimi i një numri të caktuar votash. Rinumërimi do të kryhet në rang qarku dhe do të ketë disa të tilla. Ka qenë një praktikë e konsoliduar që gjetjet tona gjatë procesit zgjedhor i ndajmë me partnerë të tjerë ndërkombëtarë. Rasti i dosjes 184, rasti i Dibrës, që u përgatit dhe u dorëzuar faktorit ndërkombëtar".
Sipas Kasos, PD e ka si detyrim ndaj qytetarëve që e kanë votuar që të zbardhë metodat e përdorura për manipulimin e rezultatit.
“PD së pari ka detyrimin të hedhi dritë sado të errët të këtij procesi zgjedhor, ajo farë presim është vënia në dispozicion e provave për manipulimin e një procesi zgjedhor, dhe ajo çfarë ka ndodhur nuk duhet të pranohet dhe përsëritet jo vetëm në Shqipëri por askund.
Deri më tani janë mbi 140 denoncime për shkelje dhe parregullsi të procesit elektoral në prokuroritë e përgjithshme, dhe mbi 40 padi në SPAK.
(Lajmi u perditesua)



