Karnavalet e Nartës, festa pagane që pason Pashkën ortodokse, tre ditë festime

Në Nartë të Vlorës po zhvillohen karnavalet, një festë me origjinë pagane që kremtohet nga banorët atje për tre ditë pas Pashkës Ortodokse.  Një rast unikal, që për banorët e zonës është traditë e krenari

Për tre ditë nga e diela në të martë, fshati Nartë në Vlorë është në festë.

Pas Pashkës Ortodokse, jane karnavalet. Këngë, valle e lojëra.Veshje popullore e maska.

Një festë me origjinë pagane në Ditën e Madhe të Pashkës përbën një rast unikal.

Një organizim i veçantë që vijon si traditë e krenari ndër breza.

Karnavalet e Nartës tërhiqnin shumë vizitorë, por prej dy vitesh pandemia i kufizon festimet.

Prej dy vitesh pjesëmarrësit janë më të paktë, ndërsa emigrantët munguan edhe këtë vit.

Sipas historianëve në shekullit të 19-të, karnavalet nisën të festoheshin me maska të cilat përgatiteshin nga vetë banorët me copa dhe materiale të ndryshme.