"Beteja do të vazhdojë deri në fitore", komenti i Bashës lidhur me kritikët në PD që i kërkojnë dorëheqjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Maj 2021, 13:57
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti sot në selinë blu ambasadorin italian në Tiranë, Fabrizio Bucci.
Ndërsa la selinë e partisë, Basha nuk dha detaje rreth bisedës me të apo nëse i ka shprehur shqetësimet e tij mbi zgjedhjet por tha se "do të keni një dalje të plotë për mediat kur të vijë momenti i duhur".

Basha shmangu një koment edhe për ata demokratë që i kërkojnë dorëheqjen pas humbjes së opozitës në zgjedhjet e 25 prillit, duke u shprehur se "beteja do të vazhdojë deri në fitore".
Himarë: Rreh kunatin dhe ia dëmton makinën
3 Maj, 13:19
Më herët Basha priti në takim edhe shefen e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gacek.




