Valencia shkarkon trajnerin pas sezonit katastrofik

Është perfomanca e tretë më e dobët në historinë e Valencias, ky sezon që po mbyllet në Spanjë kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje nga fundit.

Javri Gracia nuk mund t’i shpëtonte shkarkimit dhe kështu ndodhi pasi presidenti Murthy dhe Dr. Sportiv, Corona u mblodhën dhe diskutuan situatën teksa vendosën largimin e menjëhershëm të trajnerit i cili nuk ka arritur t’i jape një fitore skuadrës që nga 21 marsi i kaluar.

Valencia është 6 pikë nga zona e rënies dhe në fakt 3 nga 4 ndeshjet e mbetura janë duele direkte për mbijetesë ndaj dhe klubi mori vendimin ekstrem për të mbyllur bashkëpunimin me Javi Gracian. Ky i fundit që kur mori drejtimin e skuadrës në 38 ndeshje ka fituar 11, ka barazuar 12 dhe ka humbur 15 takime, numra që nuk janë aspak në favorin e tij dhe që kuptohet lehtë vendimi i klubit.

Nuk vonoi edhe zgjedhja e drejtuesve për stolin e skuadrës në këto javë që mbeten teksa Voro Gonzalez do të jetë trajneri i ri i Valencias.