Krimet zgjedhore në Tiranë, prokuroria e kryeqytetit regjistron 22 procedime penale
Shkelja e fshehtësisë së votimit, dëmtimi i materialeve zgjedhore, kërcënimi për pjesëmarrësve në fushatë apo votime janë disa nga krimet zgjedhore të cilat po hetohen nga Prokuroria e Tiranës.Kjo e fundit bëri të ditur se gjatë fushatës elektorale, ditën e zgjedhjeve dhe më pas, ka regjistruar 22 denoncime për vepra penale që lidhen me zgjedhjet.
22 vepra penale për krime zgjedhore janë regjistruar deri tani në Prokurorinë e kryeqytetit, pas referimeve të ardhura nga policia për periudhën para dhe pas zgjedhjeve te zhvilluara në 25 prill.
Numrin më të lartë të kallëzimeve e mbajnë ato për detyrim të subjekteve, për kryerjen e veprimtarive politike.
Për këtë vepër janë depozituar ne organin e akuzës së kryeqytetit 15 kallëzime, të cilat janë regjistruar dhe po vijon pyetja e personave që kanë dijeni për rrethanat e fakti.
Sipas Prokurorisë, krimet e tjera të regjistruara lidhen me veprat për pengim te subjekteve zgjedhore në një rast.
Dëmtim me dashje te materialit zgjedhor ne 2 raste apo edhe shkelje te fshehtësisë së votimit në 2 raste.
Të tjera denoncime kanë të bëjnë me dhunim apo kërcenim të pjesëmarrësve në zgjedhje në 1 raste.
Prokuroria e kryeqytetit theksoi se po punon me përkushtim për të vënë para përgjegjësisë autorët e këtyre veprave penale.
Ndërkohë SPAK ka regjistruar edhe një tjetër procedim të ri për korrupsionin aktiv dhe pasiv në zgjedhje.
Bëhet fjale për një rast të denoncuar në media ne zonën e Lezhës ku bliheshin vota kundrejt pagesës parë kandidatin e LSI, Viktor Tusha.


