Boiken Abazi: PS është një makineri, anëtarëve të saj nuk i ka mbetur më asnjë vlerë përbashkuese

Boiken Abazi i Lëvizjes Vetëvendosje në nëj deklaratë për shtyp u shpreh se do ta çojnë dei në fund betejën ligjore të nisur për shkak të fakteve dhe vjedhjeve të konstatuara gjatë procesit të votimit.

Abazi  u shpreh se modeli që ka instaluar PS te qytetarët është një model frike i cili duhet të refuzohet.

Gjithashtu Abazi u shpreh se është dakord me konstatimin e kryeministrit Rama i cili ka thënë se PS është një makineri. Sipas Abazit, PS është një makineri e cila nuk frymëzon dhe anëtarëve të saj nuk i ka mbetur më asnjë vlerë përbashkuese.

Abazi: "Ndryshimet e mëdha në Shqipëri nuk mund të realizohen nga subjektet e vjetra politike, zgjedhjet e fundit e dëshmuan këtë . pushteti ka mbjellë gjatë gjithë kohës frikë dhe nuk ka lënë mjet pa përdorur sepse në Shqipëri është instaluar autoritarizmi elektoral.

Ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor nga ky pushtet vetëm sa e kanë përkeqësuar situatën.

Ky lloj autoritarizmi ka nisur që në vitin 2008, kur në atë kohë u ndryshua Kodi Zgjedhor nga Partia Demokrate dhe Partia Socialiste bashkë për të eleminuar alternativat e reja në Shqipëri. Edhe pse nuk mban përgjegjësinë kryesore në këtë situatë, opozita është pjesë e problemit.

Kryeministri Rama tha dje se PS është një makineri, unë deri diku pajtohem me këtë konstatim. PS është thjesht dhe vetëm një makineri, ajo nuk frymëzon, anëtarëve të PS nuk i ka mbetur më asnjë vlerë përbashkuese.

Modeli i instaluar nga Edi Rama synon të shndërrojë anëtarët e PS në dado, bulona në pistona apo në sedilje. Modeli i instaluar nga Edi Rama është që qytetari nuk vepron mbi vlera dhe parime. Ne e refuzojmë këtë model. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të veprojnë bazuar mbi ndërgjegjen e tyre.

Ne duhet ët çojmë betejën ligjore deri në fund, për shkak të fakteve dhe vjedhjeve që kemi grumbulluar dhe manipulimin e votës. Një pjesë të këtyre fakteve i kemi bërë publike ditën e hënë kur sapo kishte nisur procesi i numërimit. "

Avokatja e LVV, Suela Hasani u shpreh se i kanë paraqitur KQZ kërkesën për marrjen e pamjeve filmike të të gjitha qendrave të votimit.

Hasani: "Prej dy ditësh kemi paraqitur pranë KQZ kërkesën për marrjen e pamjeve filmike të të gjitha qendrave të votimit. Kemi bërë publike fakte dhe prova që do të jenë pjesë e kërkesës ankimore që do të dorëzojmë në KAS."