Operacioni në Dibër/ FNSH rrethoi banesën e braktisur, si u arrestua 26 vjeçari që akuzohet se vrau vëllanë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2021, 13:07
Policia e Dibrës ka arrestuar një ditë pas krimit të rëndë 26 vjeçarin që vrau me thikë vëllanë e tij 3 vjet më të vogël.
Ora News sjell pamje të operacionit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për arrestimin.
Flori Tonuzi ishte fshehur në një banesë të braktisur në fshatin Kurbeg, Maqellarë.

Ne foto: Operacioni per arrestimin e Flori Tonuzit, 30 prill 2021
Ngjarja e rëndë u shënua në orët e para të mëngjesit të 29 prillit.
Flori Tonuzi 26 vjeç nga fshati Allabegi pas një konflikti motivet e të cilit ende nuk dihen, ka goditur me thikë vëllanë Benard Tonuzin 23 vjeç.

Ne foto: Operacioni per arrestimin e Flori Tonuzit, 30 prill 2021
23 vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t'u shpëtojë plagëve të marra, ku edhe ka ndërruar jetë.
Rama mund të marrë mandatin e Durrësit
30 Prill, 11:12

