Meta: Në 25 prill kisha 1 votë, të mos harrohet krimi zgjedhor, për rezultatin e LSI-së pyesni Kryemadhin
Në një dalje për shtyp, presidenti i republikës, Ilir Meta u shpreh se presidenti nuk ka marrë pjesë në zgjedhje, por ka qenë si qytetar dhe si votues.
Meta theksoi se pavarësisht asaj dhune dhe terrori që u ushtrua ndaj qytetarëve, falë përpjekjeve të tij, 25 prilli vajti të paktën në dukje qetësisht dhe nuk pati probleme serioze.
Meta: Ilir Meta nuk ka marrë pjesë në këto zgjedhje, ka qenë vetëm një qytetar dhe një votues me një votë. Nuk ka bërë thirrje për të votuar askënd. Në të ardhmen do ta shihni se sa merr vota ilir Meta. Jam i kënaqur që pavarësisht asaj dhune dhe terrori që u ushtrua ndaj qytetarëve, është e rëndësishme që 25 prilli, falë përpjekjeve të jashtëzakonshme të Ilir Metës, vajti të paktën në dukje qetësisht dhe nuk pati probleme serioze.
Për Metën, përpjekjet për shkarkime dhe dorëheqje janë shashka që të harrohet krimi zgjedhor.
Meta: Janë 74% e qytetarëve rezidentë në vend që kanë votuar dhe çdo votë duhet numëruar. Përpjekjet me shashka dhe të harrohet krimi zgjedhor janë të dëshpëruar. Të gjithë të përqendrohen aty dhe secili të bëjë detyrën e tij. Çdo forcë politikë dhe kandidat që ka ankesa mund të më drejtohet mua si president. Për dështimin e LSI-së pyeti vetë zonjën në fjalë për këtë çështje.
Meta siguroi se do të jetë president i vendit deri në 24 korrik 2022 dhe bëri apel që të gjithë të fokusohen te procesi zgjedhor.


