Gjykata Kushtetuese cakton datën për përballjen Meta-Rama

Gjykata Kushtetuese cakton datën për përballjen Meta-Rama

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën për përballjen e kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta, lidhur me  zgjidhjen e mosmarrëveshjes dhe kompetencat për dekretimin e ministrave.

Seanca ishte parashikuar të zhvillohej në 25 mars, por u shty për shkak se një prej anëtarëve të kushtetuese ishte i prekur me Covid-19.

Seanca e re do të zhvillohet në datën 18 maj në orën 10:00.

Objekti i seancës është interpretimi i nenit 98 të Kushtetutës në të cilin përcaktohet se ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve.

Ndërsa dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi.

Padia në kushtetuese u bë për shkak të përplasjeve mes qeverisë dhe presidentit lidhur me dekretimin e sandër lleshajt në ministrinë e brendshme dhe gent cakajn në ministrinë e jashtme.