Mbërrijnë 25 mijë doza të vaksinë ruse Sputnik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2021, 11:50
Kryeministri Rama ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Facebook se ditën e sotme kanë mbërritur 25 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik.
Ai shprehet se ritmet e vaksinimit do të vazhdojnë të rriten.
Postimi i plotë:
"Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës SPUTNIK
Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit, ka shkruar Rama në Facebook.
