Shkarkimi i Metës, PS nuk humb kohë, depoziton në kuvend listën me 36 firma

Vetëm 5 ditë pas zgjedhjeve, Partia Socialiste i është kthyer procedurës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Sipas PS-së, bazuar në disa shkelje të rënda të Kushtetutës para dhe gjatë fushatës elektorale e procesit zgjedhor, mazhoranca kërkon shkarkim e tij.

Lidhur me këtë çështje kërkohet që të sigurohet prezenca pranë zyrës së grupit parlament për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit.

"Të dashur kolegë, bazuar ne disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës. Për ketë qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit."

Partia Socialiste, e cila fitoi një mandat të tretë për të qeverisur vendin zgjedhjet e 25 prillit, ka depozituar kërkesën në Kuvend me 36 firma.