Surpriza e këtyre zgjedhjeve/ Për votën preferenciale PSD renditet e para, LSI e dyta, e fundit PS

Kryetari i KQZ, Ilirian Celibashi në një deklaratë për shtyp ka shpallur emrat e deputetëve fitues në çdo qark.

Celibashi gjithashtu ka dhënë detaje në lidhje me votën preferenciale për secilën parti.

Për PSD nga totali i votuesve për këtë parti, 78.48%  e tyre kanë votuar edhe për kandidatin e preferuar.

Për LSI nga totali i votuesve për këtë parti, 76.23 % e tyre kanë votuar edhe për kandidatin e preferuar.

Për PD-AN nga totali i votuesve për këtë parti, 76.71 % e tyre kanë votuar edhe për kandidatin e preferuar.

Për PS nga totali i votuesve për këtë parti, 74.75% e tyre kanë votuar edhe për kandidatin e preferuar.

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, PS ka arritur të sigurojë 74 mandate në total me 48.81 % të votave, PD 59 mandate me 39.54 % të votave, LSI 4 mandate me 6.83 % të votave dhe PSD 3 mandate me 2.25 % të votave.