Aksident në Tiranë/ Makina përplas 22-vjeçaren tek "21 Dhjetori"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2021, 12:46
Një 22 vjeçare është aksidentuar me makinë rreth orës 11:55, tek "21 Dhjetori".
Mjeti me drejtues shtetasin D. M., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. M., 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, informon policia e Tiranës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
