Varhelyi jep lajmin e mirë: Javën e ardhshme mbërrijnë dozat e para të vaksinave nga BE për Ballkanin Perëndimor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2021, 14:06
Javën e ardhshme pritet që të vijnë dozat e para të vaksinave anti-Covid nga BE për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Një gjë të tillë e ka bërë me Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili përmes një postimi në Twitter shkruan se do të udhëtojë në Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme.
"Dorëzimi i vaksinave konfirmon angazhimin tonë të vazhdueshëm për të siguruar mbështetje, siç kemi bërë që nga shpërthimi i pandemisë. Më të fortë së bashku!”, - shkruan Varhelyi.
Komisioni Evropian ka dhuruar 651 mijë doza vaksinash për Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria do të marrë konkretisht 145 mijë doza, Kosova 95 mijë, Maqedonia e Veriut 119 mijë, Serbia 36 mijë, Mali i Zi 42 mijë dhe Bosnjë-Hercegovina 214 mijë.



