Rama mund të marrë mandatin e Durrësit
Kryeministri Edi Rama rezulton të jetë kandidati më i votuar në qarkun e Durrësit me 15,871 vota.
Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Rama ka arritur të grumbullojë më shumë vota në qarkun e Durrësit sesa në atë të Vlorës, 11 412 vota ku dhe kishte më shumë pritshmëri.
Rama mund të zgjedhë mandatin e Durrës por pritet për tu parë.
Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, kryesocialisti është shprehur se do të zgjedhë të përfaqësoj në parlamentin e ri atë qark që sipas tij ka më shumë nevojë.
Në momentin që Rama do të bëjë zgjedhjen e tij, automatikisht sigurohet një vend bosh për një tjetër kandidat në qarkun që nuk do përfaqësohet nga kryeministri. Edhe nëse Rama lë mandatin e Durrësit apo të Vlorës, në Kuvend do të jetë një grua, pasi në listën e të dy qarqeve renditet një grua. Në Durrës e 9 -ta në listë është Ana Damo, ndërsa në Vlorë e 9-ta në listë renditet Teuta Ramaj.
E njëjta gjë vlen edhe për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi e cila rezulton të jetë fituese në dy qarqe, Elbasan dhe Tiranë.
Surpriza e këtij kuvendi është dhe një figurë e re e PS-se, Ornaldo Rakipi. I 30-ti në listën e qarkut të Tiranës mori një votë masvie duke thyer Ervin Buyshatin kryetarit të PS-së në Tiranë.
Ndërkohë Rama nuk e futi në listën e sigurtë, e megjithatë Fatmir Xhafa ia arriti objektivit për të marrë votat preferenciale që mund të hyjë në parlament.

