Rama premton përfundimin e rindërtimit në Fushë-Krujë brenda shtatorit

Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, njoftoi përfundimin e rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Fushë-Krujë, brenda muajit shtator.

Gjatë inspektimit nga afër të kantiereve të ndërtimit, Ahmetaj tha se janë 124 shtëpi individuale dhe mbi 150 apartamente që do të iu dorëzohen familjeve që mbeten në qiell të hapur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama u shpreh se vlerëson cilësinë e punimeve dhe ritmin e tyre.

Pallatet do të kenë edhe një kat nëntokë për parkim, ndërsa katet e para do të jenë ambiente për shërbime e biznese.

Nga ana tjetër, shtëpitë individuale janë pothuajse të përfunduara e tashmë janë në pritje për t’u marrë në dorëzim nga familjet.