Kurbin, Benzi-i përplas të riun me motor, transportohet në spitalin e Traumës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2021, 17:30
Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme pranë një karburanti në Kurbin.
Një mjet tip "Benz" është përplasur me një motor dhe për pasojë drejtuesi i motorit ka marrë dëmtime në trup.
"Në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi të një karburanti mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A.Z., 21 vjeç është përplasur me mjetin motor me drejtues shtetasin T.N., 21 vjeç, i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë."
Drejtuesi i mjetit tip "Benz" shtetasi A.Z.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

