Molotov, sëpatë e libra fetarë, mbetet në qeli 37 vjeçari që kërcënoi me djegien e votave në Fier

Mikel Postolli, 37 vjeçari që kërcënoi se do të digjte kutitë e votimit në fshatin Agim të Fierit mbetet në qeli me masën e sigurisë "arrest me burg" nga Gjykata e Fierit.

Gjatë seancës me dyer të mbyllura, mësohet se ai ka kërcënuar gjyqtarët duke u thënë se do t'i rrëmbejw djalli, ndërsa në dalje efektivët e policisë i quajti organizatë mafioze.

Në këto kushte, gjykata ka vendosur ekzaminim mjekësor për 37 vjeçarin për të përcaktuar nësë kjo sjellje është pasojë e problemeve të shëndetit mendor.

Ngjarja u shënua pasditen e së dieles, ku Mikel Postolli u paraqit pranë qendrës së Votimit me një shishe Molotov në dorë duke bërë thirrje për djegien e fletëve të votimit.

37 vjecari e transmetoi  LIVE të gjithën në rrjetet sociale ku sic dëgjohet hidhte akuza ndaj politikës.

Ai e hodhi  molotovin në oborrin e jashtëm të Kishës Agim, duke shkaktuar dëme të vogla materiale para se të vihej në pranga.

Sic njoftoi policia Mikel Postollit iu kapën tre shishe Molotov, një sëpatë dhe një thikë dhe libra të një sekti Fetar të cilat i kishte në çantë.