Lista/ 10 deputetët më të votuar në Tiranë, Basha e Xhafaj të parët, ja ku renditen aleatët e PD
Vijon numërimi për kandidatët në Tiranë. Deri më tani sipas të dhënave të KQZ, në listën e Partisë Socialiste në Tiranë i pari radhitet Fatmir Xhafaj me 13,450 vota, duke vijuar me Belinda Ballukun me 13,142 vota, i treti më i votari në këtë qark është Ornaldo Rakipi me 12,760 vota, i katërti renditet Etjen Xhafaj me 10,384 dhe i pesti Arben Ahmetaj me 8,000 vota.
Ndërsa përsa i përket Partisë Demokratike, i pari në Tiranë renditet Lulzim Basha me 13,047 vota, i dyti Agron Shehaj me 10,890 vota, i treti më i votuari në këtë qark është Belind Këlliçi me 8,157 vota. Sakaq e katërta me e votuara për Partinë Demokratike është Grida Duma me 7,313 vota dhe i pesti Shpëtim Idrizi me me 6,185 vota. Ndërsa Sali Berisha renditet i 18-të në 5,645 vota.
Lista me 10 kandidatët më të votuar në Tiranë:
Fatmir Xhafaj me 13,502 vota
Lulzim Basha me 13,207 vota
Belinda Balluku me 13,160 vota
Ornaldo Rakipi me 12,888 vota
Agron Shehaj me 11,014 vota
Etjen Xhafaj me 10,449 vota
Arben Ahmetaj me 8,219 vota
Belind Këlliçi me 8,183 vota
Alqi Bllako me 7,714 vota
Grida Duma me 7,348 vota.
Ndërsa përsa i përket aletëve të Partisë Demokratike, Fatmir Mediu renditet në listë i 19-të me 5,391, dhe Vangjel Dule është në listë i 35-ti me 651 vota.
Ndërkohë Mesila Dode renditet e 30 me 1894 vota, Artur Roshi është në listë në numrin 98 me 311 vota ndërsa Dashamir Shehu renditet i 21-të në listë me 4,486 vota.
Deri më tani në këtë qark janë numëruar 992 qendra votimi nga 1243 të tilla

