Xhafaj: Zgjedhjet ishin me standarde, PS do të vazhdojë zhvillimin dhe punën e nisur
Në një intervistë për RTV Ora, kandidati për deputet i PS-së në Tiranë, Etien Xhafaj u shpreh se politika duhet të fokusohet që të japë shpresë dhe të jetë motor prodhimi.
Xhafaj theksoi se vendi ynë vazhdon që t'i përmirësojë zgjedhjet në çdo vit që kalon duke u afruar më shumë standardeve.
Xhafaj: Duhet të kuptojmë se përpos baltën dhe lajmeve që prodhohen ne duhet të bazohemi te faktet thelbësore dhe duhet të rikujtohemi se politika duhet të japë shpresë dhe të jetë motor prodhimi. Nuk duhet të jetë një motor sharjesh që i largon njerëzit nga ajo. Ne vazhdojmë t'i përmirësojmë zgjedhjet çdo herë, por zgjedhje perfekt nuk ka. Besoj se kemi një palë zgjedhje shumë të mira.
Për Xhafajn, nuk duhet vazhduar më me beteja për pushtet nëse ky i fundit nuk përdoret në të mirë të qytetarëve.
Xhafaj: Po ashtu besoj se këto zgjedhje duhet të njihen dhe të mos prodhohet baltë, por kjo nuk varet nga na jonë, varet edhe nga palët e tjera politike. Ne duhet të kuptojmë se duhet të jemi të gjithë bashkë për të dalë nga kjo krizë. Nuk duhet të vazhdojmë beteja të kota për pushtet nëse nuk e përdorim atë në të mirë të qytetarëve dhe zhvillimit.
Duke iu referuar procesit zgjedhor, Xhafaj tha se ka qenë një proces model dhe se ka pasur vetëm incidente të vogla sporadike.
Xhafaj: Ky ishte një proces me standarde evropiane, duke filluar qysh nga votimi e deri te numërimi i votave. Incidente mund të ketë pasur, por nuk kam dijeni për incidente shumë të rëndë. Gjithmonë ka probleme, edhe në vendet e zhvilluara ndodhin gjëra të tilla. Ne kemi përgjegjësinë për të vazhduar punën e nisur dhe të sjellim nje kohë të re zhvillimi për gjithë vendin.
Xhafaj shtoi se pjesëmarrja presidentit Meta në zgjedhje në mënyrë aktive ka qenë shumë rëndë, duke ndezur gjakrat.


