Defender-Europe 21: 28 mijë ushtarë stërvitje në Shqipëri

Shqipëria do të ketë një rol kyç në një prej trajnimeve më të mëdha ushtarake që Shtetet e Bashkuara do të organizojnë në partneritet me 26 kombe aleate të NATO-s.

Fjala është për Defender 2021, një ushtrim i rëndësisë së lartë që do të ketë të përfshirë 28 mijë ushtarë. Drejtori i Marëdhënieve me publikun në ushtrinë e ShBA-së për Europën dhe Afrikën, Kolonel Joseph Scrocca, dha detaje në një takim virtual me gazetarët.

“Defender-Europe 21 do të ushtrojë aftësitë e komandës për të integruar 28 mijë ushtarë amerikanë e aleatë që vijnë nga 26 kombë, përfshirë Shqipërinë.

Ata do të përfshihen në ushtrime të ndryshme në më shumë se 30 zona trajnimi që shtrihen që nga Baltiku në Afrikë dhe qën ga Deti i Zi në rajonin e Ballkanit. Shqipëria po luan një rol mjaft të rëndësishëm në këtë ushtrim. Ky mision historic demonstron aftësinë tonë për të shërbyer si një partner kyc strategjik për Ballkanin perëndimor dhe rajonin e Detit të zi.”

Koloneli shtoi më tej se operacioni do të ketë trajtë mbrojtëse dhe do të testojë një sërë aftësish që lidhen me teknika të ndryshme të ndërtimit të kapaciteteve ushtarake.