Lista/ 10 deputetët më të votuar në rang vendi, Basha e Balla të parët, lënë pas Edi Ramën
Vijon numërimi në rang vendi për kandidatët për deputetë të cilët do të futen në paralament.
Deri më tani në të gjithë vendin, më i votuari për Partinë Socilaiste renditet Taulant Balla me 21,604 vota, i dyti renditet Erion Braçe me 15,003 vota ndërkohë i treti renditet Fatmir Xhafaj me 13,550 vota.
Përsa i përket Partisë Demokratike, në rang vendi i pari renditet Lulzim Basha me 13,354 vota, i dyti Agron Shehaj me 11,147 vota dhe Luçiano Boçi me 10,930 vota.
Sipas të dhënave Kryeministri Edi Rama në rang vendi renditet 10,157 vota, ndërsa Monika Kryemadhi, Kryetare e Partisë Socialiste më për Integrim renditet e 130 me 1,724 vota.
10 më të votuarit në rang vendi:
Taulant Balla me 21,604 vota
Erion Braçe me 15,003 vota
Fatmir Xhafaj me 13,550 vota
Lulzim Basha me 13,354 vota
Belinda Balluku me 13,221 vota
Ornaldo Rakipi 12,899 vota
Blendi Klosi me 12,339 vota
Bledar Çuçi me 11,932 vota
Saimir Hasalla 11,518 vota
Niko Peleshi 11,479 vota

