Raporti për pastrimin e parave/ Erebara: Qesharak, në vendin tonë pastrohen qindra mijëra euro çdo vit

Gazetari Gjergj Erebara, komentoi raportin vjetor të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, të cilat janë referuar për ndjekje në organet ligj zbatuese.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Siklajda Shorja, Erebara shprehet se të dhënat e raportit janë qesharake, pasi në Shqipëri, çdo vit pastrohen qindra mijëra euro.

“Raporti i drejtorisë kundër pastrimit të parave është në kufijtë e një raporti, qesharak, i cili shoqëron në mënyrë hipotetike se si pastrohen paratë, por e pamundur të identifikojnë se ku pastrohen paratë, kush janë këto persona me lidhjet politike që pastrojnë para. Është një problem madhor në Shqipëri."

Ai tha se të dhënat tregojnë se në veëndin tonë ka probleme me pastrimin e parave, ku pastrohen qindra mijëra euro në vit.

Ai thekson se insitucioni në fjalë nuk e ka vullnetin për të luftuar problemin e pastrimit të parave, që sipas tij është një nga problemet kryesore që shqetëson Shqipërinë.

"Grupet kriminale shqiptare që kontrollojnë tregun e kokainës në segmente të ndryshme janë në gjendje të kontrollojnë qindra miliona euro. Ky raport është një raport qesharak dhe shifra nuk është e vertetë pasi ky institucion dukshëm nuk ka vullnetin për të luftuar problemin."

Më tej shprehet se një pjesë e pastrimit të parave, bëhet nga ndërtimet e hoteleve, bizneseve, sakaq shton se skema kryesore e futjes së parave të pista në Shqipëri është importi në mënyrë jozyrtare.

"Do thoja që një pjesë e madhe e pastrimit të parave bëhet nga ndërtimet, bujqësia, ka një rast në Shkodër që është ndërtuar me paratë e drogës, kemi sektorin e makinave me qera, shitjeve të makineve, këto janë sektorët që pastrohen paratë.Skema kryesore e futjes së parave në vend është përmes importit në mënyrë jozyrtare."

Erebara përfundoi duke thënë se në Shqipëri është shumë kollaj që të ndërtohen, biznese, hotele, dhe krijohet ideja sikur ke një biznes të ligjshëm.