Nis aplikimi i dozës së dytë, disa kanë hezituar për tu vaksinuar, të tjerë të kënaqur nga mbrojtja anti-Covid
Nga Anxhela Celibashi Përditësimi i fundit 29 Prill 2021, 16:38
Në sheshin "Skënderbej", njëkohësisht me vaksinimin e personave mbi 60 vjeç ka nisur tashmë procesi për të kompletuar me të dyja dozat ata që injektuan mbrojtjen anti-Covid një muaj më parë.
Në radhë këtë të enjte kishte nga ata që megjithëse emri për tu vaksinuar u ishte afishuar kohë më parë, nga frika e kishin shtyrë radhën.
"Kam dozën e dytë. Asnjë lloj komplikacioni. Efektin do ta shohim më pas".
"Të parën, nuk kemi frikë fare."
"E kemi neglizhuar vetë, sot na u mbush mendja dhe erdhëm."
"Ngaqë kishim shumë sëmundje të tjera thashë po e bëj më vonë."

