Erebara: Politika tolerante ndaj krimit të organizuar. Zgjedhjet nuk ishin të lira, u blenë votat me para të pista
Gazetari, Gjergj Erebara, komentoi raportin vjetor të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, të cilat janë referuar për ndjekje në organet ligj zbatuese.
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Siklajda Shorja, shprehet se politikën e sheh toleruese ndaj krimit të organizuar, por edhe për edhe ndaj trafikimeve të ndryshme.
“Politikën e shoh si politikë tolerance ndaj të gjitha llojeve të krimit qoftë dhe krimit ndaj trafikimit të qenive njerëzore. Kemi pasur trafikantë të qenieve njerëzore në parlament.”
Teksa ka folur për zgjedhjet në Shqipëri, gazetari shprehet se gjatë fushatës janë përdorur para pista për të blerë votat.
“Ka pasur para të pista në fushatë në disa pjesë të territorit të Shqipërisë, përfshirë Elbasanin, Tiranën Durrësin, dhe dukshëm policia ka dështuar të identifikojë qoftë edhe në një moment të vetëm që këto para janë hedhur në treg për të blerë vota. “
Erebara shprehet se zgjedhjet në vendin tonë nuk janë bërë me vullnetin e lirë të qytetarëve, teksa shton se në Shqipëri mungon politika demokratike.
“Zgjedhjet nuk janë bërë në vullnetin e lirë të qytetarëve. Aftësia e makinerive politike për të shtrënguar qytetarët ka qenë në maksimum si asnjëherë më parë. Kanë qenë zgjedhjet më të këqija sa I përket shfrytëzimit të burimeve shtetërore pasi u vodhën të dhënat qytetare, kishte angazhim të krimit të organizuar në fushatë. Më ngjan se s’ka pasur asnjë premtim për t’u mbajtur mend. Kryeministri deklaroi se është përplasje personaliteti dhe jo platforme. Në Shqipëri nuk bëhet politikë demokratike, por presioni , politikë shtrëngimi, e kontrolli dhe politika e parave të pesta.”
Gazetari shton se në Shqipëri shitblerja e votës gjatë fushatës elektorale ka qenë masive
“Kemi prova të bollshme që votat u shitën dhe u blenë, ka kandiatë që nuk kanë dalë në fushatë , por rezultojnë shumë të suksesshëm. Shitblerja e votës ka qenë masive. Si shpjegohet që politikanët kanë gjetur aq shumë para për të blerë kaq shumë vota?”
Gazetari vë në dyshim dhe se nga i kanë marrë të ardhurat politikanët për të blerë votat.

