Erebara: Paratë e pista ndryshojnë vullnetin e votuesve

Gazetari Gjergj Erebara, komentoi raportin vjetor të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, të cilat janë referuar për ndjekje në organet ligj zbatuese.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News me gazetaren Siklajda Shorja, shprehet se një nga problemet e pabarazisë ekonomike në Shqipëri janë krimi i organizuar dhe korrupsioni.

“Problemi kryesor i krimit të organizuar në Shqipëri, nuk është vetëm se disa njerëz jetojnë në luks, po krimi i rganizuar është aq masiv dhe aq I toleruar sa është bërë shkak për barazinë e qytetarëve, krimi është i pandëshkuar. Burimet e pabarazisë ekonomike në Shqipëri janë krimi i organizuar dhe korrupsioni.”

Më tej, thekson se në vendin tonë mungon vullneti politik për të ndëshkuar krimin e organizuar, por përveç kësaj edhe institucionet përkatëse kanë dobësi të shumta për të luftuar problemin në fjalë.

“Dukshëm vullneti politik për të luftuar krimin nuk është aty, por përveç kësaj në mungesë të vullnetit politik, janë edhe dobësi institucionale të shumta. Krimi i organizuar ka dalë nga periferia e qyteteve tona dhe është futur në qendër të qyteteve, dhe kjo duket dukshëm me ndërtimine pallateve, të cilat ndërtohen për t’ua shitur personave që merren me krimin.

Erebara shpjegon dhe se cilat janë efektet e krimit të organizuar dhe sipas tij, krimi ndryshon vullnetin e votuesve. Gazetari pohon se krimi i organizuar ndikon dhe në shoqëri pasi kjo e fundit nuk është në gjendje të reagojë i lirë për probleme të caktuara.

“Paratë e pista dhe krimi i organizuar janë në gjendje që të ndryshojnë vullnetin e votuesve, nga x parti te x parti. Shkatërrojnë mjedisin dhe burimet natyrore dhe shoqërinë shqiptare në kontekstin e kohezionit social. Në kontekstin për të reaguar si qytetar për rë reaguar ndaj një problemi të caktuar.”

Më tej, shton se qytetarët e ndershëm e kanë të pamundur të bëjnë biznes mekonkurentë që i marrin të ardhurat nga shitja e drogës.

“Është e pamundur që qytetarët të bëjnë biznes me konkurentë që nuk I kanë të ardhurat nga biznesi por nga shitja e drogës. Asnjë biznes i ndershëm nuk e ka të lehtë që të mbijetojë përballë parave të krimit të organizuar. “