Në Lezhë më të votuarit Kastriot Piroli i PD dhe Eduard Ndreca i PS, ja deputetët që shkojnë në Kuvend
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2021, 17:08
Është mbyllur numërimi i votave të kandidatëve edhe në qarkun e Lezhës. Në përfundim të këtij procesi rezulton se dy kandidatët më të votuar nga PD dhe PS janë Kastriot Piroli dhe Eduard Ndreca.
Ky qark ka 7 mandate dhe në Kuvend nga PD do të shkojnë Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, Lindita Metalia dhe Kastriot Piroli.
Ndërsa nga PS do të jenë Lindita Nikolla, Eduard Ndreca dhe Shpresa Marnoj.
Ndërkohë vijon procesi i numërimit të votave për kandidatët në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
Celibashi në një postim në facebook u kërkoi komisionerëve dhe numëruesve të vazhdojnë numërimin pa ndërprerje deri në QV-në e fundit dhe të mos vonojnë hedhjen e të dhënave në sistemin elektronik të KQZ.
Bullgaria do të dëbojë një diplomat rus
29 Prill, 16:01Defender-Europe 21: 28 mijë ushtarë stërvitje në Shqipëri
29 Prill, 15:49



