Lista/ 10 kandidatët me të votuar në Elbasan, Balla kryeson te PS, Boçi te PD

ELBASAN- Vijon numërimi i kandidatëve për deputetë në qarkun e Elbasanit. Sipas të dhënave të KQZ deri më tani në të gjithë qarkun janë numëruar 509 qendra votimi nga 511 të tilla.

Në Elbasan i pari për Partinë Socialiste është Taulant Balla me 21,604 vota duke u ndjekur nga Saimir Hasalla me 11,518 vota.

Përsa i përket Partisë Demokratike më i votuari është Luçiano Boçi me 10,930 vota, ndërsa i dyti në listë për këtë forcë politike është Dashnor Sula me 7523 vota.

Ndërkohë Monika Kryemadhi, Kryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka marrë  717 vota në këtë qark. 

Lista me 10 kandidatët më të votuar në Elbasan:

Taulant Balla me 21,604 vota

Saimir Hasalla me 11, 518 vota

Luçiano Boçi me 10,930 vota

Dashnor Sula me 7,523 vota

Luan Duzha me 6,813 vota

Besion Ajazi me 5374 vota

Lefter Gwshtenja me 5,020 vota

Evis Kushi me 4,377 vota

Dasantila Tahiraj me 4,062 vota

Gazement Bardhi me 3984 vota.  

Në Elbasan Partia Demokratike ka marrë 6 mandate, ndërkohë Partia Socialiste ka marrë 8 mandate.