Në 19:00 Exit Poll në RTV Ora e Ora News, japim të parët rezultatin e zgjedhjeve para se të bëhet zyrtar
Menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit shqiptarët do të kenë mundësi të njihen me rezultatin e zgjedhjeve në ekranin e Rtv Ora dhe Ora News para se ai të bëhet zyrtar.
Për të pestin vit që prej zgjedhjeve të 2009-ës Yldon Media Group në bashkëpunim me Antonio Noton zhvillojnë me profesionalizëm e paanshmëri exit pollin e radhës, duke u bërë të parët që i njohim shqiptarët me fituesit e këtyre zgjedhjeve.
Eksperienca ka treguar se projeksionet tona publikuar fill pas votimeve kanë rezultuar precize, të sakta, rezultate që më pas janë certifikuar edhe nga institucionet zgjedhore.
Ky sukses është fryt i një pune të jashtëzakonshme i organizatorëve të exit-pollit por edhe sigurisht i të rinjve, studentëve që do të jenë të dielën e 25 prillit thuajse pranë çdo qendre votimi në Shqipëri.
Organizatorët janë kujdesur të përzgjedhin nga Universitetet e Tiranës studentët me rezultate të shkëlqyera të cilët ditën e zgjedhjeve nuk do të jenë vetëm intervistues të votuesve por edhe raportues mbi ecurinë e procesit zgjedhor.
Të përkushtuar, plot energji dhe shumë të përgjegjshëm mbi detyrën e tyre ditën e diel, ata kanë marrë trajnime të herë pas hershme nga stafi i Yldon Media Group.
“Suksesi i këtij exit polli qëndron tek një punë gati titanike që për më shumë se një muaj studentë të ekselencës në të gjithë Shqipërinë bënë nën moton e realizimit të një pune të standardit evropian. Filozofia jonë është të realizonim atë çfarë është dhe thelbi I një sondazhi, parashikimin e saktë dhe tepër profesional”, thotë drejtuesja e exit pollit Elda Shabani.
Të rinjtë do të vendosen që në orët e para të mëngjesit pranë qendrave të votimit me kutitë e improvizuara të Noto Sondaggi. Vota e qytetarëve do të jetë e fshehtë ndërsa si gjithmonë garantojmë ruajtjen e anonimatit tw tyre.
Rezultatet e exit poll-it me Antonio Noton në katër zgjedhjet e fundit kanë rezultuar 100% të sakta madje kanë qenë edhe burim referimi për mediet prestigjioze ndërkombëtare.
Misioni i Yldon Media Group për të përcjellë të parët verdiktin e shqiptarëve vijon edhe të dielën ku edhe këtë herë ashtu si çdo vit do të dëshmojmë profesionalizëm e përgjegjshmëri.

