Dhuna në Divjakë, Meta: Policia të arrestojë urgjentisht autorin, SPAK të hetojë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2021, 14:38
Presidenti Ilir Meta i kërkon SPAK të hetojë urgjentisht denoncimin e aktivistes së Partisë Demokratike e cila thotë se është dhunuar nga shefi i komisariatit, Altin Shehu, pasi po filmonte live takimin elektoral në një nga lokalet e Divjakës
“I bëj thirrje Prokurorisë dhe SPAK të hetojë urgjentisht dhunën kriminale të ushtruar sot ndaj zonjës, Elsa Bita në Divjakë.
I bëj thirrje Policisë së Shtetit të arrestojë urgjentisht autorin apo autorët e dhunës, cilëtdo qofshin ata.
Çdo mosveprim, ju ngarkon me përgjegjësi të plotë për çdo akt dhune në vijim" shkruan Meta në një postim në facebook duke shtuar se nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë të një vendi që e meriton anëtarësimin në Bashkimin Europian.