Në Vlorë shpërndahet naftë një ditë para zgjedhjeve, PD çon kallzim në Prokurori

Partia Demokratike dega Vlorë ka dorëzuar pranë organit të Prokurorisë së Shkallës së parë të rrethit gjyqësor Vlorë kallëzimin penal drejtuar Agjencisë Rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve, konkretisht për përgjegjësin e sektorit të drejtorisë Rajonale të Extensionit Bujqësor, Fejzi Nezha.

Ora News solli video ku tregohej se pak orë para nisjes së procesit zgjedhor në Shqipëri, në Vlorë fermerët janë ftuar të marrin naftë pa akcizë në zbatim të një vendimi të disa muajve më parë të qeverisë.

Partia Demokratike akuzon Nezhën për “Korrupsion aktiv në zgjedhje”

Partia Demokratike e Vlorës e ka shoqëruar kallëzimin në Prokurori me fakte, pamje filmike të cilat vërtetojnë pretendimin.